FIFA GODET SKËNDERBEUN/ GJOBË, BLLOKIM MERKATOJE DHE SANKSIONE FINANCIARE

FIFA GODET SKËNDERBEUN/ GJOBË, BLLOKIM MERKATOJE DHE SANKSIONE FINANCIARE

KF Skënderbeu është dënuar nga FIFA me gjobë, bllokim të merkatos dhe masa shtesë financiare, pas dështimit për herë të dytë në procesin e verifikimit të “FIFA Clearing House”.

Sipas vendimit, klubi korçar është gjobitur me 5,000 dollarë dhe i është ndaluar regjistrimi i lojtarëve të rinj si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Masat janë marrë për shkak të moskalimit të procesit të “Compliance Assessment”, që lidhet me kontrollin financiar dhe administrativ të transaksioneve të klubeve në transferimet ndërkombëtare.

FIFA sqaron se rasti nuk ka të bëjë me borxhe ndaj lojtarëve apo klubeve të tjera, por me mosplotësimin e standardeve të kërkuara për funksionimin në sistemin e “FIFA Clearing House”, i cili administron kompensimet e formimit dhe solidaritetit në futboll.

Në vendim theksohet se Skënderbeu ka dështuar fillimisht në procesin e verifikimit dhe më pas edhe në një rishikim të dytë, duke mos paraqitur as shpjegime brenda afateve të përcaktuara. Kjo ka sjellë edhe hapjen e procedurës disiplinore dhe vendosjen e sanksioneve aktuale.

Përveç gjobës dhe bllokimit të merkatos, klubi është urdhëruar të paguajë edhe një tarifë shtesë prej 2.5% mbi disa kompensime formimi që lidhen me tetë transferime të ndryshme, të cilat do të shpërndahen për klubet përfituese përmes sistemit të FIFA-s.

Sipas vendimit, bllokimi i merkatos nuk hiqet automatikisht, por vetëm nëse klubi kalon me sukses një verifikim të ri dhe shlyen detyrimet financiare të vendosura.

FIFA paralajmëron gjithashtu se çdo dështim i mëtejshëm mund të sjellë masa edhe më të rënda disiplinore, përfshirë kufizime të tjera në sistemin e kompensimeve dhe solidaritetit në të ardhmen.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *