Klaus Gjasula ka nisur një aventurë të re në karrierë në moshën 36-vjeçare, duke u prezantuar zyrtarisht te TSG Hoffenheim.
Mesfushori, i cili pas UEFA Euro 2024 vendosi t’i jepte fund karrierës me Kombëtarja e Shqipërisë, nuk do të jetë pjesë e ekipit të parë, por do të aktivizohet me skuadrën U23 të klubit gjerman.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Gjasula do t’i bashkohet Hoffenheim II për sezonin 2026/27, me qëllim që të sjellë eksperiencën e tij në ndihmë të zhvillimit të talenteve të rinj në një projekt të fokusuar te rritja e lojtarëve.
Klubi theksoi se 36-vjeçari vjen si një përforcim me përvojë, pasi më parë kishte ndërprerë me marrëveshje kontratën me Rot-Weiss Essen, skuadër rivale në Ligën e Tretë gjermane.
Në njoftim u vu në dukje se afrimi i tij ka si qëllim forcimin e ekipit U23 të Hoffenheim me një lojtar që sjell stabilitet, eksperiencë dhe udhëheqje në fushë për futbollistët e rinj.
