Himni shtetëror i Kosovës shënon sot 18-vjetorin e miratimit në Kuvendin e Kosovës, institucioni që vetëm pak muaj më parë kishte shpallur pavarësinë e vendit, më 17 shkurt 2008.
Më 11 qershor 2008, në një seancë të veçantë parlamentare, propozimi me shifrën “Europa” u votua si himni zyrtar i Republikës së Kosovës. Nga 120 deputetët e Kuvendit, 72 votuan pro, 15 kundër, ndërsa 5 abstenuan.
Melodia fituese është vepër e kompozitorit Mendi Mengjiqi. Në fazën fillestare, himni ishte parashikuar të kishte edhe tekst, por për shkak të kufizimeve të përcaktuara në Pakon e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, komisioni përzgjedhës u detyrua të hiqte vargjet, duke e lënë himnin vetëm në versionin instrumental.
Sot, 18 vjet më pas, himni i Kosovës mbetet një nga simbolet kryesore të shtetësisë së vendit, duke shoqëruar ngjarjet më të rëndësishme institucionale, sportive dhe kombëtare të Republikës së Kosovës.
