TENSIONE NË BELFAST, PROTESTA ANTI-EMIGRANTË PËRSHKALLËZOHEN NË DHUNË DHE ZJARRVËNIE

TENSIONE NË BELFAST, PROTESTA ANTI-EMIGRANTË PËRSHKALLËZOHEN NË DHUNË DHE ZJARRVËNIE

Qyteti i Belfastit në Irlandën e Veriut është përfshirë nga trazira të dhunshme pas një incidenti me armë të ftohtë që çoi në arrestimin e një burri sudanez, i dyshuar për një sulm me thikë që la një person me lëndime të rënda.

Qindra protestues anti-emigrantë, shumë prej tyre të maskuar, dolën në disa zona të qytetit, ku situata shpejt degjeneroi në përplasje dhe akte vandalizmi. Protestuesit dogjën automjete, përfshirë një autobus dhe disa makina, ndërsa një ndërtesë pranë qendrës së qytetit u përfshi gjithashtu nga flakët.

Sipas dëshmive të banorëve dhe raportimeve të agjencisë AFP, protestuesit kanë ndezur kazanë mbeturinash dhe kanë përdorur edhe mjete ndezëse të improvizuara gjatë trazirave, duke shkaktuar panik në zonat e banuara.

Tensionet u shtrinë edhe në Antrim, rreth 25 kilometra në perëndim të Belfastit, ku u mblodhën turma të tjera protestuesish.

Autoritetet lokale kanë dënuar ashpër përshkallëzimin e dhunës. Ministrja e parë e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill, u bëri thirrje qytetarëve për qetësi dhe për shmangie të akteve që rrezikojnë sigurinë publike, duke theksuar nevojën për ulje të tensioneve dhe rikthim të rendit në qytet.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *