MILANI NË MERKATO TË NXEHTË, SYNON DAVID ALABËN

MILANI NË MERKATO TË NXEHTË, SYNON DAVID ALABËN

Milani pritet të ketë një merkato shumë aktive gjatë verës, me lëvizje të shumta si në hyrje ashtu edhe në dalje të skuadrës. Klubi kuqezi po planifikon të forcojë disa reparte kyçe për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve nga Italia, Oliver Glasner është kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa një nga dëshirat e tij kryesore në merkato do të ishte afrimi i David Alabës.

Mbrojtësi austriak, i cili aktualisht është pjesë e Real Madridit, pritet të largohet nga klubi spanjoll në përfundim të kontratës së tij. Në moshën 33-vjeçare, ai mund të jetë duke konsideruar një eksperiencë të re në Serie A, pas aventurave të suksesshme në Gjermani dhe Spanjë.

Në Itali raportohet se Alaba mund të shndërrohet në një nga goditjet e para të merkatos verore për Milanin, i cili kërkon të forcojë qendrën e mbrojtjes me një lojtar me përvojë të madhe ndërkombëtare.

Nëse transferimi realizohet, Alaba do të bashkohej me projektin e ri të Milanit, duke sjellë stabilitet dhe cilësi në repartin defensiv, ndërsa në të njëjtën kohë do të jetë pjesë e Austrisë në Botërorin e ardhshëm.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *