Liverpool FC ka nisur bisedimet me RB Leipzig për transferimin e talentit 19-vjeçar Jan Diomande.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shihet si zëvendësuesi potencial i Mohamed Salah, i cili ka mbyllur aventurën e tij te “Anfield”.
Klubi gjerman nuk ka ndërmend ta lërë lehtë lojtarin dhe raportohet se kërkon mbi 130 milionë euro, ndërsa Liverpool shpreson ta finalizojë marrëveshjen rreth shifrës 110 milionë euro.
Për Diomande interesim kanë shfaqur edhe Paris Saint-Germain dhe Manchester City, por Liverpool beson se mund ta bindë lojtarin me një rol kyç në projektin e ri sportiv.
Në sezonin e kaluar, 19-vjeçari ka shkëlqyer me Leipzig, duke shënuar 23 gola dhe dhënë 10 asiste, duke u kthyer në një nga talentet më të kërkuar në merkato.
