LEZHË/ BESËLIDHJA AKTIVE NË MERKATO, PËRFORCOHET MBROJTJA DHE RINOVOHEN TITULLARËT

LEZHË/ BESËLIDHJA AKTIVE NË MERKATO, PËRFORCOHET MBROJTJA DHE RINOVOHEN TITULLARËT

Besëlidhja Lezhë nuk po njeh pushim në merkato, teksa drejtuesit lezhjanë po punojnë intensivisht për të ndërtuar skuadrën që do të garojë në Kategoria e Parë e Shqipërisë në sezonin e ardhshëm.

Gjatë ditës së djeshme, klubi ka qenë aktiv si në rinovime ashtu edhe në afrime të reja. Përveç vazhdimit të bashkëpunimit me dy titullarë të sezonit të kaluar, Besëlidhja ka zyrtarizuar edhe një përforcim të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për mbrojtësin lezhjan Patrik Fetaj, i cili rikthehet te skuadra e qytetit pas një aventure trevjeçare me KF Burreli.

Klubi e ka konfirmuar afrimin përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale:

“Patrik Fetaj rikthehet te Besëlidhja. Mbrojtësi 28-vjeçar vesh sërish fanellën tonë pas eksperiencave me klube si Partizani Tiranë, Dinamo City dhe Burreli. Mirë se vjen, Fetaj”.

Me këtë afrim, reparti i mbrojtjes duket thuajse i konsoliduar, sidomos pas ardhjes së mëhershme të Lorenc Trashi dhe Stivian Janku.

Ndërkohë, në kampin lezhjan janë siguruar edhe dy rinovime të rëndësishme. Ardit Hila dhe Arsid Temja do të jenë pjesë e Besëlidhjes edhe në sezonin e ri, duke garantuar vazhdimësi në skuadër.

Drejtuesit e klubit theksojnë se puna në merkato nuk ka përfunduar ende dhe priten afrime të tjera me eksperiencë, me synimin për të ndërtuar një ekip sa më konkurrues në sezonin e ri.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *