ASLLANI/ KEMI BËRË NJË NDESHJE TË MIRE. NUK E DI ENDE TË ARDHMEN TIME

ASLLANI/ KEMI BËRË NJË NDESHJE TË MIRE. NUK E DI ENDE TË ARDHMEN TIME

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, u ndal për mediat pas humbjes 0-1 ndaj Izraelit në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Futbollisti kuqezi vlerësoi punën e trajnerit dhe paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë, pavarësisht rezultatit negativ.

“Ka qenë shumë pozitive. Trajneri është një njeri shumë i mirë. Kërkon presing të lartë dhe agresivitet. Në pjesën e parë patëm vështirësi, pasi ata luanin me dy mesfushorë dhe unë me Ramadanin ishim shpesh në dilemë se si të dilnim. Në pjesën e dytë gati shkuam në situata një kundër një. Na vjen keq për golin e pësuar, sepse besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë sot”, u shpreh Asllani.

Duke folur për konkurrencën në skuadër, ai theksoi se të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre.

“Zgjedhjet i bën trajneri, por të gjithë çunat janë gati. Është shumë e vështirë të luash këto ndeshje në fund të sezonit, kur kampionati ka mbaruar. Jemi stërvitur mirë dhe tani presim ndeshjen e radhës ndaj Luksemburgut”, deklaroi mesfushori.

Asllani komentoi edhe të ardhmen e tij në nivel klubesh, duke folur për aventurën te Beshiktashi.

“Nuk e di ende çfarë do të ndodhë. Beshiktashi ka të drejtën e blerjes deri më 15 të muajit. Jam ndier shumë mirë atje dhe kam luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet. Shpresoj të qëndroj, por nuk i dihet”, përfundoi ai.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *