NEW YORK TIMES/ I KUSHTON VËMENDJE TË POSAÇME PROTESTËS NË SHQIPËRI

NEW YORK TIMES/ I KUSHTON VËMENDJE TË POSAÇME PROTESTËS NË SHQIPËRI

The New York Times i ka kushtuar një artikull protestave të zhvilluara në Shqipëri kundër projekteve të planifikuara në zonën e Zvërnecit, duke e trajtuar çështjen si pjesë të një debati më të gjerë politik dhe social në vend.

Sipas artikullit, kundërshtimet ndaj zhvillimeve në bregdetin shqiptar janë shndërruar në një nga pikat kryesore të pakënaqësisë publike ndaj qeverisë, veçanërisht për projektet turistike dhe investimet strategjike në zona të ndjeshme mjedisore.

Në qendër të debatit përmenden dy projekte me vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë: një kompleks luksoz në ishullin e Sazanit dhe një tjetër zhvillim në zonën e Zvërnec, pranë lagunave dhe ekosistemeve të mbrojtura.

Ambientalistët dhe organizatat e shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime për ndikimin mjedisor dhe mungesën e transparencës në proceset e miratimit të këtyre investimeve.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektet, duke i cilësuar si pjesë të një vizioni për zhvillimin e turizmit dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Në reagimet e tij publike, ai ka deklaruar se synimi është krijimi i një destinacioni tërheqës në Mesdhe.

Artikulli thekson gjithashtu se kundërshtarët e projekteve kanë ngritur dyshime mbi trajtimin preferencial të investitorëve, pretendime të cilat qeveria i ka mohuar.

Në përfundim, media amerikane vlerëson se debati mbi këto projekte ka kaluar kufijtë e çështjeve mjedisore dhe është shndërruar në një simbol të tensioneve më të gjera politike dhe sociale në Shqipëri.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *