Portieri i Kosovës, Arijanet Murić, është bërë zyrtarisht lojtar i US Sassuolo Calcio, pas aktivizimit të klauzolës së blerjes nga klubi italian.
Sipas njoftimit të Sassuolos, klubi ka ushtruar të drejtën për të blerë përfundimisht kartonin e portierit nga Ipswich Town, pas një sezoni huazimi të suksesshëm.
“US Sassuolo njofton se ka ushtruar të drejtën e saj për të blerë përgjithmonë performancat sportive të lojtarit Arijanet Murić nga Ipswich. Portieri kosovar mbërriti te Sassuolo në verën e vitit 2025 pas eksperiencës në Premier League. Ai ka regjistruar 32 paraqitje dhe 2,880 minuta lojë,” thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.
Murić pritet të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të ri të skuadrës italiane në sezonet e ardhshme, pas paraqitjeve të rregullta gjatë huazimit.
