ARBEN FETAI JEP DORËHEQJEN SI ZËVENDËSKRYEMINISTËR

ARBEN FETAI JEP DORËHEQJEN SI ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Arben Fetai ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për “Qeverisjen e Mirë”, duke i dhënë fund mandatit të tij mes diskutimeve publike për mungesën në aktivitetet qeveritare.

Lajmin e bëri të ditur vetë Fetai përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se ia ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Hristijan Mickoski. Ai e cilësoi vendimin si të menduar mirë dhe të marrë me bindjen se, në rrethanat aktuale, është veprimi më i drejtë dhe dinjitoz.

“Gjatë këtyre dy viteve kam pasur nderin dhe privilegjin t’i shërbej vendit, duke kontribuar në reforma që synojnë forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe shtetit të së drejtës”, shkroi Fetai, duke pranuar se jo të gjitha objektivat janë realizuar sipas pritshmërive.

Dorëheqja vjen në një kohë kur emri i tij ishte përfshirë në debat publik lidhur me mungesat e zgjatura nga detyra. Sipas raportimeve të mediave në Maqedoninë e Veriut, Fetai nuk ishte paraqitur në punë prej muajsh, ndërsa aktivitetet e tij të fundit publike në cilësinë e zëvendëskryeministrit datonin që nga muaji mars.

Pritet që qeveria të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zëvendësimin e tij në kabinetin qeveritar.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *