Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, është shumë pranë një transferimi te gjiganti ukrainas Dinamo Kiev, sipas raportimeve nga gazetari ukrainas Alex Ivançenko.
Sipas këtyre burimeve, 27-vjeçari ndodhet në bisedime të avancuara me drejtuesit e klubit më të suksesshëm në futbollin ukrainas, duke e bërë kalimin e tij një mundësi shumë konkrete në këtë merkato.
Dellova aktualisht është pjesë e CSKA Sofia, të cilit iu bashkua në korrik të vitit 2024. Gjatë periudhës së tij në klubin bullgar, ai ka regjistruar 65 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 2 asistime.
Në karrierën e tij, Dellova ka luajtur edhe për klube si FC Ballkani, FC Prishtina dhe HNK Hajduk Split, duke ndërtuar një eksperiencë të gjerë në futbollin ballkanik dhe atë europian.
