OLTI HYSENI RRIT VLERËN NË “TRANSFERMARKT”, BËHET LOJTARI MË I VLEFSHËM I SONDERJYSKE

OLTI HYSENI RRIT VLERËN NË “TRANSFERMARKT”, BËHET LOJTARI MË I VLEFSHËM I SONDERJYSKE

Talenti shqiptar Olti Hyseni ka regjistruar një rritje të ndjeshme në vlerën e tij të tregut pas përditësimit të fundit të platformës Transfermarkt.

Sulmuesi 18-vjeçar vlerësohet aktualisht me 2.5 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 1 milion eurosh dhe duke u bërë lojtari më i vlerësuar i klubit të tij Sønderjyske Fodbold.

Hyseni është pjesë e ekipeve zinxhir të Kombëtarja e Danimarkës, vend ku edhe ka lindur, duke kaluar nga grupmoshat U-16, U-17, U-18 dhe U-19. Në total, ai ka shënuar 15 gola me ekipet e moshave të Danimarkës.

Pavarësisht kësaj, ai ka lidhje edhe me Kosovën, pasi të dy prindërit e tij janë nga atje dhe ai disponon gjithashtu pasaportë kosovare. Më herët, lojtari ka shprehur preferencën për Danimarkën, duke deklaruar se ndihet më shumë danez.

Në këtë sezon, Hyseni ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë po aq asistime në të gjitha kompeticionet, duke ruajtur një formë të qëndrueshme dhe duke tërhequr vëmendjen e skautëve europianë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *