E PAPRITUR/ Skënderbeu bën “bingo”, gati firma me ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare

E PAPRITUR/ Skënderbeu bën “bingo”, gati firma me ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare

Skënderbeu ia doli që të rikthehej në “Abissnet Superiore” vetëm pas një sezoni në Kategorinë e Parë. Ndërkohë që drejtuesit e klubit korçar kanë nisur punën për trajnerin e ri, pasi Ernest Gjoka do të largohet.Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Julian Ahmatajt. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare U19 është shumë pranë akordit me Skënderbeun, pasi edhe drejtuesit e klubit e shohin si emrin e duhur për stolin “bardhekuq”.Kujtojmë se 48-vjeçari ka një karrierë interesante si trajner në Shqipëri. Ahmataj ka drejtuar ekipe si Teuta, Bylis, Besa, Korabi, Burreli, Kamza, Luftëtari dhe Tirana. Ndërsa e Skënderbeu do të ishte një rikthim, pasi i ka drejtuar 19 ndeshje gjatë sezonit 2020/2021.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *