Kombëtarja e Gjermanisë ka publikuar listën zyrtare me 26 lojtarët e ftuar për FIFA World Cup 2026, ndërsa surpriza më e madhe është mungesa e Karim Adeyemi.
Trajneri Julian Nagelsmann ka vendosur përfundimisht grupin me të cilin synon të luftojë për fitimin e Kupës së Botës, duke lënë jashtë disa emra të rëndësishëm.
Nuk ka pasur ftesë as për Brajan Gruda, ndërsa jashtë listës kanë mbetur edhe Diant Ramaj dhe Nelson Weiper.
Tre futbollistët vazhdojnë të mbajnë shpresat te Gjermania, çka është edhe arsyeja pse deri tani nuk kanë pranuar t’i bashkohen Kombëtarja e Shqipërisë.
Ndërkohë, edhe pse u raportua se Gjermania mund të grumbullonte katër portierë, në fund konfirmohet se Jonas Urbig mbetet jashtë listës finale.

