TUCHEL SURPRIZON ME LISTËN E ANGLISË/ JASHTË PALMER DHE ALEXANDER-ARNOLD

TUCHEL SURPRIZON ME LISTËN E ANGLISË/ JASHTË PALMER DHE ALEXANDER-ARNOLD

Trajneri i Kombëtarja e Anglisë, Thomas Tuchel, ka surprizuar me listën e lojtarëve të grumbulluar, duke zyrtarizuar 26 emrat ku anglezët do të besojnë për rikthimin e një trofeu madhor pas 60 vitesh pritje.

Befasia më e madhe nuk ishte vetëm mungesa e Cole Palmer. Jashtë listës është lënë edhe ylli i Real Madrid, Trent Alexander-Arnold.

Mungesa të tjera me peshë janë edhe ato të Phil Foden, Harry Maguire, Luke Shaw, Fikayo Tomori dhe Morgan Gibbs-White.

Vendimet e Tuchel kanë sjellë reagime të shumta nga tifozët anglezë, të cilët kanë kritikuar lënien jashtë të disa prej emrave më të njohur të skuadrës.

Deri tani ka reaguar publikisht vetëm Harry Maguire, i cili shprehu zhgënjimin e tij, ndërsa për mbrojtësin anglez ky mund të ishte Botërori i fundit në karrierë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *