ALARM NGA EBOLA NË KONGO, RRITEN ME SHPEJTËSI INFEKSIONET DHE VIKTIMAT

ALARM NGA EBOLA NË KONGO, RRITEN ME SHPEJTËSI INFEKSIONET DHE VIKTIMAT

Autoritetet në Republika Demokratike e Kongos kanë ngritur alarmin për përhapjen e shpejtë të virusit vdekjeprurës Ebola, ndërsa numri i të infektuarve dhe viktimave vijon të rritet.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë regjistruar 671 raste të dyshuara dhe 160 viktima që besohet se kanë humbur jetën për shkak të virusit. Nga këto, 64 infektime dhe gjashtë vdekje janë konfirmuar përmes testeve laboratorike si raste të Ebolës.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim për situatën, duke bërë të ditur se janë raportuar afro 600 raste të dyshuara dhe 130 viktima të lidhura me virusin. Sipas agjencisë së OKB-së, shifrat reale mund të jenë edhe më të larta, pasi jo të gjitha rastet po raportohen nga zonat e prekura.

Ndërkohë, në Ugandë, autoritetet shëndetësore deklaruan se nuk janë regjistruar raste të reja, përveç dy shtetasve nga Republika Demokratike e Kongos. Njëri prej pacientëve ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri rezultoi negativ ndaj virusit dhe vijon të marrë trajtim mjekësor.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *