TRUMP/ SHBA DËRGON 5 MIJË TRUPA SHTESË NË POLONI

TRUMP/ SHBA DËRGON 5 MIJË TRUPA SHTESË NË POLONI

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se Uashingtoni do të dërgojë 5 mijë trupa shtesë në Poloni, pas zgjedhjes së presidentit të ri polak, Karol Nawrocki.

Në një reagim në rrjetet sociale, Trump u shpreh se vendimi lidhet me marrëdhënien e ngushtë me liderin e ri polak dhe mbështetjen që ai i dha gjatë zgjedhjeve.

“Bazuar në zgjedhjen e suksesshme të Presidentit aktual të Polonisë, Karol Nawrocki, të cilin pata nderin ta mbështes, dhe marrëdhënien tonë me të, jam i kënaqur të njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 5,000 trupa shtesë në Poloni”, deklaroi Trump.

Ndërkohë, presidenti amerikan foli edhe për tensionet me Iran dhe programin bërthamor të Teheranit, duke paralajmëruar se SHBA nuk do të lejojë Iranin të zotërojë armë bërthamore.

“Jo, jo. Do të kemi uranium të pasuruar në nivel të lartë”, tha Trump, duke shtuar se Uashingtoni është i vendosur të pengojë Iranin të pajiset me koka bërthamore.

“Nuk kemi nevojë për të, nuk e duam dhe ndoshta do ta shkatërrojmë. Por nuk do t’i lejojmë ta kenë, ose do të bëjmë diçka shumë drastike”, u shpreh presidenti amerikan.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *