Aston Villa FC ka fituar trofeun e UEFA Europa League, duke i dhënë futbollit anglez mundësinë historike për të dërguar edhe skuadrën e vendit të gjashtë në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm.
Skuadra e drejtuar nga Unai Emery triumfoi bindshëm në finale ndaj SC Freiburg me rezultatin 3-0, duke siguruar trofeun europian dhe duke mbajtur të hapur skenarët për një fund dramatik sezoni në Premier League.
Megjithatë, që ky skenar historik të realizohet ekziston një kusht vendimtar: Aston Vila duhet ta mbyllë kampionatin në vendin e pestë.
Sipas kombinimeve të mundshme, kjo do të ndodhë nëse Aston Vila mposhtet në transfertë nga Manchester City FC, ndërsa Liverpool FC arrin të fitojë në shtëpi ndaj Brentford FC.
Nëse ky skenar realizohet, futbolli anglez do të regjistrojë një rekord të ri për numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Champions League.
