KRIZË TE LACIO, DREJT NDARJES ME MAURICIO SARRIN/ LOTITO GATI ALTERNATIVAT PËR PANKINËN

KRIZË TE LACIO, DREJT NDARJES ME MAURICIO SARRIN/ LOTITO GATI ALTERNATIVAT PËR PANKINËN

E ardhmja e SS Lazio dhe trajnerit Maurizio Sarri duket gjithnjë e më larg, pasi marrëdhënia mes teknikut italian dhe presidentit Claudio Lotito është krisur pas tensioneve të muajve të fundit.

Sipas raportimeve, ndarja mes palëve mund të ndodhë shumë shpejt. Vetë Sarri ka lënë të kuptohet se nuk ndihet më pjesë e projektit sportiv të klubit.

“Nëse planet nuk përputhen, është më mirë të mos vazhdohet”, mësohet të ketë deklaruar trajneri italian.

Nga ana tjetër, Lotito ka reaguar duke theksuar se “askush nuk është i pazëvendësueshëm”, ndërsa ka nisur të studiojë alternativat për pankinën e skuadrës kryeqytetase.

Emri i parë në listën e presidentit lacial është Raffaele Palladino. Mes kandidatëve të tjerë përmenden edhe Sérgio Conceição dhe Matías Almeyda, dy figura të lidhura me ambientin e Lazios.

Në listën e alternativave vazhdon të jetë edhe Gennaro Gattuso, një emër që Lotito e ka vlerësuar prej kohësh.

Përveç emrave të njohur, drejtuesit e Lazios po monitorojnë edhe trajnerë më pak të afirmuar, si Fabio Pisacane, i konsideruar si një nga surprizat e sezonit te Cagliari Calcio, si dhe ish-sulmuesin legjendar Miroslav Klose.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *