Zbuloni: Cili është trajneri më i mirë në botë?

Zbuloni: Cili është trajneri më i mirë në botë?

Fitorja spektakolare 5-4 ndaj Bayern Munich nuk ishte thjesht një hap drejt finales së Budapestit, por edhe një moment i madh për Luis Enrique. Trajneri i Paris Saint-Germain ka vendosur një standard të ri në futbollin evropian, duke lënë pas emra të mëdhenj të pankinës.

Sipas Opta Sports, Luis Enrique është bërë trajneri që ka arritur më shpejt në 50 fitore në historinë e UEFA Champions League. Spanjollit iu deshën vetëm 77 ndeshje për të arritur këtë shifër, duke thyer rekordin e Pep Guardiola.

Krahasimi i trajnerëve:

  • Luis Enrique: 50 fitore në 77 ndeshje
  • Pep Guardiola: 50 fitore në 80 ndeshje (rekord i vendosur në vitin 2015)

Enrique po konfirmon statusin e tij mes trajnerëve më të suksesshëm në këtë kompeticion. Pasi e fitoi trofeun në 2015 me FC Barcelona dhe në vitin 2025 me Paris Saint-Germain, ai tani synon ta mbrojë titullin në finalen e Budapestit ndaj fituesit të çiftit Arsenal – Atlético Madrid, nëse arrin të kualifikohet përballë Bayern Munich.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *