Armando Broja ka pësuar një tjetër rënie të ndjeshme në vlerësimin e tregut. Sipas “Transfermarkt”, sulmuesi shqiptar tashmë vlerësohet 3 milionë euro, 2 milionë euro më pak se vlerësimi i mëparshëm.
Rënia është e konsiderueshme edhe në raport me një vit më parë, kur Broja vlerësohej 14 milionë euro. Vlera aktuale është ndër më të ulëtat në karrierën e tij, e krahasueshme me periudhën kur ishte 19 vjeç dhe aktivizohej te Vitesse në Holandë.
Eksperienca e tij te Burnley nuk ka shkuar sipas pritshmërive, ndërsa 25-vjeçari po përballet me vështirësi për të siguruar minuta në Championship.
Në këtë situatë është shtuar edhe mungesa e tij në grumbullimin e fundit të Kombëtares shqiptare, pasi trajneri Rolando Maran nuk e përfshiu në listë.
Për Brojën bëhet fjalë për një periudhë të vështirë të karrierës, pas një serie dëmtimesh dhe vështirësish për të gjetur vazhdimësi në aktivizim.

