TË SHTËNA NË NJË FESTË NË XHORXHIA, DY TË RINJ HUMBIN JETËN DHE DHJETËRA TË PLAGOSUR

TË SHTËNA NË NJË FESTË NË XHORXHIA, DY TË RINJ HUMBIN JETËN DHE DHJETËRA TË PLAGOSUR

Një festë në natyrë me më shumë se 1 mijë pjesëmarrës është kthyer në skenën e një sulmi të përgjakshëm në qytetin Vienna, në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara, ku dy të rinj humbën jetën dhe dhjetëra persona mbetën të plagosur.

Të shtënat ndodhën rreth orës 01:25, ndërsa forcat e policisë ndodheshin në zonë për të monitoruar turmën e madhe të mbledhur për festën.

Sipas autoriteteve, viktimat janë dy të rinj, 20 dhe 23 vjeç. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike, ndërsa familjarët janë njoftuar.

Të paktën 25 persona janë transportuar në spitale për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë që numri i të plagosurve të shkojë deri në 35.

Sherifi i qarkut Dooly, Craig Peavy, deklaroi se të shtënat janë regjistruar në të paktën dy vende të ndryshme, rreth një bllok larg njëri-tjetrit. Në zonën ku ndodhi ngjarja ndodheshin rreth 50 persona.

Ende nuk dihet nëse sulmi është kryer nga një person i vetëm apo nga disa autorë, ndërsa motivi mbetet i paqartë.

Byroja e Hetimeve të Xhorxhias dhe autoritetet lokale kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e rrethanave që çuan në të shtënat.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *